Teknologjia e re i shtohet futbollit, zbulohet risia për arbitrat që do të përdoret në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 17:59

Teknologjia e re i shtohet futbollit, zbulohet risia për arbitrat që do të përdoret në Botëror

Botërori ‘’Katar 2022’’ do të vijë me një risi të re në futboll, ku do të përdoret për herë të parë sistemi i automatizuar për rregullin e pozicionit jashtë loje, sistem ky i cili do të ndihmojë shumë arbitrin në gjykimin e ndeshjes dhe nuk do të marrë shumë kohë, ndryshe nga sa ndodh tani, ku për një vendim të pozicionit jashtë loje, pritet gati 1 minutë ose më shumë. Pra ekipet do të mësojnë për një kohë më të shkurtër nëse ishte apo jo pozicion jashtë loje aksioni. 

vvvvvvv

Lajmin e bëri të ditur Arsen Venger, i cili mban detyrën e shefit global për zhvillimin e futbollit në selinë e FIFA-s. Teknologjia do të jetë e gatshme për tu përdorur në Botërorin e vitit 2022 dhe do marrë më pas përhapje masive në të gjitha kampionatet.

“Ky projekt  mendoj se do të jetë gati për vitin 2022. Sistem i automatizuar do të thotë që do të jetë një sinjal i cili meret nga sensorët dhe dërgohet automatikisht tek gjytari anësorë me anë të orës së tij dhe tregon nëse lojtari është apo jo pozicion jashtë loje.

Për momentin, situatat ku ka dyshime për pozicionin jashtë loje janë të shumta. Mesatarisht, koha që duhet të presim është rreth 70 sekonda, ndonjëherë një minutë e 20 sekonda, ndonjëherë pak më e gjatë, gjithçka varet nga situata dhe shkalla e vështirësisë së gjykimit. Qëllimi është që sinjali të shkojë drejt e tek gjyqtari dhe jo tek sistemi VAR, sepse ndalesat e lojës janë shumë të gjata’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"