“Teknikisht nuk gabon asgjë, por rrezikoi penalltinë ndaj Zaniolos”/ Triumfi në derbin ndaj Romës, shikoni notën e Hysajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 10:30

“Teknikisht nuk gabon asgjë, por rrezikoi penalltinë ndaj Zaniolos”/ Triumfi në derbin ndaj Romës, shikoni notën e Hysajt

Nga shqiptarët mes dy skuadrave vetëm Elseid Hysaj ishte titullar dhe luajti gjithë ndeshjen, ndonëse Sarri hodhi në fushë edhe kosovarin Muriqi në minutën 89.

Hysaj

Mbrojtësi i Shqipërisë meritoi notën 6: “Teknikisht nuk gabon asgjë, por rrezikon shumë në aksionet e Romës. Në goditjet nga këndi është shpesh në vonesë në markim, ndërsa Zaniolo i luan gjithmonë rrezikshëm pas shpatullave. Shkakton një faull ndaj Zaniolos, duke rrezikuar penalltinë, e cila hapi shumë polemika”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"