“Tekanjozi” Nejmar, i mohon Kavanit rekordin për të arritur “pokerin” e parë
Nejmar vs. Kavani: rikthehet konflikti. Raporti joideal mes dy kampionëve të PSG-së rrezikon të degjenerojë më tej.
Faji është i brazilianit që në suksesin 8-0 të parisianëve kundër Dizhonit, kur shifrat ishin në 7-0, ka vendosur të godasë penalltinë e golit të fundit pa ia lënë uruguaianit që, në rast shënimi, do kishte kaluar Ibrahimoviçit si goleadori më i mirë në historinë e klubit.
Dhe gjesti nuk është pëlqyer aspak nga tifozët, shumë të lidhur me Kavanin: pas përfundimit të ndeshjes, publiku i ka rezervuar për “O’Ney” vetëm vërshëllima, pavarësisht “pokerit” personal të brazilianit, që ka lënë fushën e lojës i errësuar, pa festuar as fitoren (e “tepruar”).
KAVANI KAP IBRËN – Rekord që, megjithatë, është barazuar nga “Matador”-i. Kur rezultati ishte 2-0, Di Maria mori rolin e njeriut-asist dhe dërgoi topin në kokën e bomberit: duke arritur kështu, pra, Ibrën, në kuotën e 156 rrjetave me francezët.
5 HERË “POKER – E të mendosh që mund të kishte qenë një ditë akoma më e bukur për “yllin” brazilian, po të mos kishte qenë për atë çast llastimi: katër golat, në fakt, ka arritur t’i shënojë plot pesë herë gjatë karrierës së tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"