Tek Reali nuk e duan më prej dëmtimeve, Bejl drejt rikthimit në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 22:25

Tek Reali nuk e duan më prej dëmtimeve, Bejl drejt rikthimit në Angli

Gareth Bejl u transferua tek Reali i Madridit në vitin 2013, por duket se aventura e sulmuesit tek madrilenët është drejt përfundimit. Nga Anglia, vjen lajmi se për uellsianin mund të jetë gati një rikthim, pikërisht nga aty ku i bë i njohur, tek Totenhemi.

bejl

Mauricio Poçetino e pranon se Bejl mund të rikthehet në Londër. “Ai ka akoma lidhje me njerëzit këtu, me ata të cilët ka punuar. Për momentin nuk e di nëse mund të jetë një transferim i realizueshëm, por ai është një lojtar fantastik, dhe në futboll nuk i dihet kurrë çfarë ndodh” – shpreh trajneri i Totenhemit.

Bejl ka fituar 3 Champions Liga dhe 1 trofe La Liga tek Reali, por dëmtimet e shpeshta, kanë bërë që sulmuesi të ketë një performancë gjithmonë e në rënie tek klubi spanjoll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"