Tek Milani kanë shpresë: Cikli i Juves do përfundojë, ata duan Champions-in, prandaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 19:31

Tek Milani kanë shpresë: Cikli i Juves do përfundojë, ata duan Champions-in, prandaj…

Drejtori i Milanit, Leonardo, beson se cilki i dominimit të Juventusit në Itali, do të përfundojë, ndoshta duke filluar nga ky sezon. Ai deklaron se këtë sezon, bardhezinjtë kanë prioritet fitimin e Champions League, dhe në Seria A, do të ketë shumë ekipe të tjera, edhe Milani mes tyre, që do ta rivalizojnë për Scudetton.

leonardo maldini

“Juventusi është favorit, dhe të gjithë rivalët në kampionat do ta kenë të vështirë, por gara për titullin është e gjatë, dhe asgjë nuk është e sigurt, pasi janë plot 38 javë për t’u luajtur. Gjithsesi, unë kam mendimin se cikli i Juves do të përfundojë. Ata do të përqëndrohen më shumë tek Champions League, që është edhe objektivi i tyre kryesor. Ndaj, në Seria A do të ketë më shumë rivalë, që do ta konkurrojnë.” – deklaroi Leonardo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"