Tek Kamza rikthehet Neziri, trajneri Ndreu pret edhe Mustafën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2017 | 16:20

Tek Kamza rikthehet Neziri, trajneri Ndreu pret edhe Mustafën

Kamzalinjtë do të kenë mesjavën e ardhshme një ndeshje mjaft delikate dhe që po përjetohet shumë në skuadrën e drejtuar nga trajneri Ndreu, ndaj Kukësit. Humbja minimale në ndeshjen e parë me një 11-metërsh ndaj kampionëve ka shtuar dhe më shumë dëshirën e kryeqytetasve që të fitojnë në këtë sfidë para tifozërisë së tyre, duke ruajtur ecurinë e mirë në kampionat.

Arrbal Kamza

Edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë, trajneri Ndreu është duke punuar me lojtarët e tij në aspektin fizik e tekniko-taktik, ashtu edhe në atë psikologjik, pasi kjo përballje është mjaft e veçantë. Drejtuesit gjithashtu janë duke u qëndruar afër futbollistëve, të cilët kanë premtuar se do të japin maksimumin.

Madje për këtë ndeshje, trajneri Ndreu do të ketë të gatshëm të gjithë grupin e lojtarëve, pasi rikthehet nga pezullimi edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Mërgim Neziri. Tekniku ka shpresa që të ketë të gatshëm edhe Argjend Mustafën, i cili ka luajtur në ndeshjen e parë të kampionatit, pikërisht ndaj Kukësit dhe më pas ka pushuar për shkak dëmtimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"