Tek Flamurtari prisnin shumë prej tij, ish-lojtari i vlonjatëve transferohet në Maqedoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2018 | 16:26

Tek Flamurtari prisnin shumë prej tij, ish-lojtari i vlonjatëve transferohet në Maqedoni

Muarem Muarem duket se nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Flamurtarit, edhe pse erdhi me një bujë të madhe tek vlonjatët, në kohën kur drejtonte Shpëtim Duro.

Screenshot_1-5

Muarem është prezantuar sot tek ekipi i Shkupit në Maqedoni. “Ndihem i lumtur që pas 11 vitesh rikthehem në klubin e dashurisë dhe në lagjen ku jam rritur. Shpresoj të përshtatem shpejt me ekipin dhe të jap ndihmën time për projektet e klubit, tani që merr pjesë edhe në Europa League” – deklaroi Muarem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"