Tedi Cara firmos me Partizanin, zbulohet shuma që ka të sigurt Besa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:24

Tedi Cara firmos me Partizanin, zbulohet shuma që ka të sigurt Besa

Tedi Cara ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Partizanin, duke i dhënë fund kontributit trevjeçar me Besën në Kategorinë e Parë. Përveç mbajtjes së gjysmës së kartonit, Besa pritet të fitojë edhe financiarisht nga ky transferim.cara

Ndonëse presidenti Bizhdili nuk deshi të përmende shifra, “Panorama Sport” ka bërë një përllogaritje të shumës që e ka të sigurt klubi kavajas. Për tri vitet e aktivizimit me ekipin e parë të Besës, kavajasit kanë të sigurt pagesën e formimit të lojtarit për tri vite që shkon afërisht 60 milionë lekë të vjetër.

Por, përveç kësaj shume të sigurt, mësohet se ka edhe një pakt mes presidentëve për një shpërblim shtesë në fund të këtij sezoni. Kështu që, përfitimi fillestar për Besën për shitjen e Tedi Carës te Partizani pritet të jetë afro 80 milionë lekë. Kavajasit mbeten me shpresë që “demat” të gjejnë sa më shpejt një treg të favorshëm për sulmuesin, që do të rriste përfitimin financiar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"