Tebas “fshin” Barçën: Haland e Mbape, vetëm te Reali!
Emrat e Kilië Mbapesë dhe Erling Halandit kanë qenë rreth e rrotull për një kohë të gjatë për të nënshkruar me Realin e Madridit. Në fund ata zgjodhën, francezi të rinovojë me Paris SG-në dhe norvegjezi të transferohet te Siti.
Po as fakti që të dy janë sistemuar në klubet e tyre nuk ka shuar zërat për një lidhje të tyre me Realin në një të ardhme jo shumë të largët. Gjithsesi, nuk është vetëm Reali i Madridit në lojë. Edhe Barcelona ka ambiciet e saj veçanërisht kur flitet për Halandin. Për këtë temë ka folur edhe presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas, i cili ka prerë shpresat e katalanasve për një firmë të mundshme me Mbapenë apo me Halandin.
“Shpresojmë që Mbape dhe Haland të vijnë e të luajnë në La Liga, por nëse ka një skuadër në Spanjë ku ata mund të luajnë, ai është Reali i Madridit. Situata financiare e Barcelonës nuk do të mundësonte afrimin e ndonjërit prej tyre”, tha Tebas.
PANORAMASPORT.AL
