“Team Luizi”/ Futbollistët e klubit bardheblu i lyejnë flokët si këngëtari shkodran, tifozët “shpërthejnë” në komente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 21:45

“Team Luizi”/ Futbollistët e klubit bardheblu i lyejnë flokët si këngëtari shkodran, tifozët “shpërthejnë” në komente

Klubi bardheblu i Dritës së Gjilanit, vijon fazën përgatitore në Turqi,  teksa në faqen zyrtare të në Facebook u publikuan disa fotografi nga stërvitjet, pamja e dy prej lojtarëve të skuadrës gjilanase mori vëmendjen e tifozëve.

luzi drita

Përkatësisht bëhet fjalë për lojtarët Hamdi Namani dhe Almir Ajzeraj, të cilët u vunë në dukje me ndryshimin e tyre që kishte të bënte me ngjyrën e tyre të flokëve.

Ata i kanë lyer flokët e tyre me të bardha – inspirim që duket se iu ka ardhur nga personazhi më i përfolur i momentit në mediashqiptare, këngëtari shkodran Luiz Ejlli.

Ky i fundit hyri me flokë të errëta në shtëpinë e  “Big Brother VIP Albania”, por gjatë rrugës vendosi të ndryshonte ngjyrën e flokëve  çka u komentua në masë të madhe nga publiku.

E këtë ndryshim të lojtarëve të Dritës nuk kaluan pa e vënë re edhe tifozët, shumë prej të cilëve i kanë ngacmuar dyshen në hapësirën për komente, duke shkruar se ndryshimi i ngjyrës së flokëve është frymëzuar nga ajo e Luizit.

1

Vlen të theksohet fakti se Ajzeraj në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut, por pa arritur të lerë gjurmë.

2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"