Të zhgënjyer nga gafat e portierit, Alaba dhe Humels i përvishen Ulraishit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2018 | 23:36

Të zhgënjyer nga gafat e portierit, Alaba dhe Humels i përvishen Ulraishit

Një humbje që djeg dhe shumë aq më tepër pas një gabimi trashanik të portierit Ulraish në fillim të pjesës së dytë që i dha avantazhin 2-1 Realit. Pas takimit lojtarët bavarezë nuk e fshehën zhgënjimin për moskalimin në finale. Reali shkon për herë të tretë në finale, pasi Bajerni dhuroi shumë.

43610542_303

Por, gjermanët mund të largohen nga Champions-i me kokën lart, pasi dhuruan një ndeshje spektakolare dhe shumë emocionuese për të gjithë tifozët e futbollit në mbarë botën. David Alaba- Ishte ndoshta një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e Bajernit në ndeshjen ndaj Realit. Austriaku nuk luajti në ndeshjen e parë për shkak të një dëmtimi. Hejnkes i besoj krahun e majtë dhe lojtari nuk zhgënjeu duke krijuar shumë inkursione së bashku me francezin Frank Riberi.

Pas ndeshjes, zhgënjimi në fytyrën e tij ishte shumë i dukshëm. “Jemi shumë, shumë të zhgënjyer për eliminimin nga Champions-i. Në ndeshje ndodhin të gjitha. Por, ne do ta kishim merituar kalimin në finale. Humbëm shumë raste dhe për këtë jemi koshient. E pranuam humbjen si skuadër, duke mos u demoralizuar nga goli i dytë i tyre”, tha i mërzitur Alaba në përfundim.

Mats Humels- Humels zhvilloi një ndeshje pothuajse perfekte, duke shpërdoruar edhe një rast të pastër në minutat shtesë kur nuk arriti të shërbente për Vagnerin brenda zonës.

mats-hummels-thomas-muller-bayern-munich-1718_3ik3jicngrg1m27at9lzgqbs

“I dhuruam Realit gola në të dyja ndeshjet e gjysmëfinales. Por, futbolli kështu është ndonjëherë, pavarësisht se gabime të tilla nuk mund të ndodhin në këtë ndeshje. Patëm shumë raste vazhdimisht, por nuk arritëm të shënonim dhe kjo na kushtoi shumë në fund. Në fund nuk mjaftoi që luftuam dhe u munduam me të gjitha mundësitë që kishim. Kur dëshiron të fitosh titullin duhet të jesh vrastar”, u shpreh Humels në zonën e intervistave të stadiumit madrilen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"