Të vraposh me një kampione si Luiza Gega, atletja konfirmon praninë në Maratonën e Tiranës: Të garosh me popullin tënd është emocion i papërshkrueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2022 | 19:03

Të vraposh me një kampione si Luiza Gega, atletja konfirmon praninë në Maratonën e Tiranës: Të garosh me popullin tënd është emocion i papërshkrueshëm

Të gjithë sportdashësit shqiptarë do të kenë mundësinë të garojnë përkrah kampiones shqiptare Luiza Gega, nëse regjistrohen në Maratonën e Tiranës dhe marrin pjesë në aktivitetin e datës 23 tetor.

luiza gega

Nëpërmjet një videoje të shpërndarë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, Kampionia e Europës ka konfirmuar praninë e saj në garën tradicionale tashmë për kryeqytetin. Ajo ftonte të gjithë qytetarët që të jenë në këtë garë sportive dhe një festë për kryeqytetin.

“Të garosh për vendin tënd, popullin tënd është nder dhe privilegj,  por të garosh në vendin tënd, me popullin tënd, është një emocion i papërshkrueshëm. Prandaj regjistrohuni në Maratonën e Tiranës dhe shihemi më 23 tetor te Sheshi ‘Skënderbej’”, tha ndër të tjera Gega në këtë njoftim për maratonën ku pritet të marrin pjesë mbi 2500 garues në 4 kategori të ndryshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"