Te Vora nuk kanë dyshime, Paja: E thyejmë ne Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2021 | 22:29

Te Vora nuk kanë dyshime, Paja: E thyejmë ne Bylisin

 Vora do të ketë një përballje të vështirë të dielën, teksa në Pezë do të presë Bylisin. Pavarësisht ekstremeve në tabelë, skuadra e Vorës ka vetëm një objektiv: fitoren.

Vora-Maliqi

Beratasi Doraldo Paja beson te kthesa, aq sa hapur deklaron: “Vora do ta thyejë Bylisin. Ecuri të mirë nuk kemi pasur, por lojëra të bukura kemi zhvilluar. Ballshiotët i njoh shumë mirë, madje kam dhe disa shokë në atë skuadër. Ata munden duke bërë presing në sulm dhe ne këtë do bëjmë. Fitorja do të vijë pasi kemi sulmues mjaft të mirë.

Ekipi do të luajë për tri pikë pasi ky është objektiv i detyruar, kjo edhe për shkak të pozitave tona në renditje. Sulmi dhe presioni do të jenë armët tona”, përfundoi 30- vjeçari.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"