Te Vllaznia kërkohet ulja e shpenzimeve, e pësojnë dy emrat e sulmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2023 | 12:50

Te Vllaznia kërkohet ulja e shpenzimeve, e pësojnë dy emrat e sulmit

Vllaznia duket se i ka mbyllur “hesapet” sa i përket lojtarëve që mund të afrojë për pjesën e mbetur të sezonit. Nga sa mësohet, me ardhjen e Balajt, drejtuesit nuk po kërkojnë që të nguten për ndonjë afrim tjetër. Kështu që po kërkohet edhe ulja e shpenzimeve për disa lojtarë.

vllaznia festa

Nga sa është bërë e ditur, dy emra të sulmit, janë ata që mund të largohen nga ekipi. Ante Aralica është lojtari më i mundshëm për të lëvizur, teksa vijojnë bisedimet për gjetjen e gjuhës së përbashkët, që deri tani nuk ka arritur që të shkojë drejt një zgjidhjeje.

Largimi i tij nuk do të linte hapësira në sulm, pasi tashmë me ardhjen e Balajt ky repart ka alternativë, bashkë me Kainën dhe Çobën.

Një nga ata që mendohet se mund të largohet, por jo nga lista kuqeblu, është sulmuesi Kristjan Vulaj, që është në stol prej muajit gusht. Realisht, nuk dihet me saktësi nëse Vulaj do të vazhdojë të qëndrojë në stol apo do të shohë fatin diku tjetër, qoftë edhe në formë huazim. Një gjë e tillë mbetet për t’u parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"