“Te Vllaznia janë korrektë me pagesat”, flet Ramadani: Jemi punëtorë në futboll, shpresoj që Luftëtari të rikthehet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 17:21

“Te Vllaznia janë korrektë me pagesat”, flet Ramadani: Jemi punëtorë në futboll, shpresoj që Luftëtari të rikthehet

Behar Ramadani, në të kaluarën ka luajtur për Luftëtarin, teksa këtë sezon është pjesë e Vllaznisë. Në një prononcim të dhënë për “Supersport”, para ndeshjes së ditës së sotme, mesfushori është shprehur se të Vllaznia janë korrektë me pagat, ndërsa për gjirokastritët thotë se shpreson që të rikthehen përsëri në formën më të mirë dhe ta nisin  gjithçka nga zero.Ramadani

“Luftëtari mesa di unë ka president dhe bashkia është aksionare aty. Vllaznia pavarësisht problematikave, mund të them se është një nga klubet më korrekte për pagesat, pavarësisht disa mungesave.

Ne jemi punëtorë në futboll dhe mbajmë familjen me këtë. Një ekip që të ketë sukses duhet të ketë kohë për merkato dhe grumbullim për tu përgatitur sa më mirë. Megjithatë mendoj se te Vllaznia mundohen për këto gjëra, por ndoshta ka diçka tjetër që duhet zgjidhet.

Me vjen shumë keq për Luftëtarin pasi kam kaluar vite shumë të bukura atje. Kanë ndihmuar shumë lojtarë, të cilët sot luajnë në ekipet më të mëdha të Superiores. Shpresoj që Luftëtari të rikthehet dhe ta nisë gjithçka nga zero. Vllaznia ka diçka tjetër, është një ekip që ka bërë histori duke luajtur për vendet e para.”, u shpreh Ramadani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"