Te Vllaznia i kanë bërë dalje, futbollistit i del emri te klubi i njohur fancez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 15:33

Te Vllaznia i kanë bërë dalje, futbollistit i del emri te klubi i njohur fancez

Nuk aktivizohet në Shkodër, por i del emri te klubi i njohur francez, Le Mansh. Mesfushori Mikael Panos u federua në muajin janar nga Vllaznia, por këtë kampionat ka luajtur vetëm dy ndeshje, në një kohë që më shumë është aktivizuar me ekipin U-21.

mikael panos

Mediat franceze kanë shkruar se me t’u mbyllur sezoni, Panos do të lërë Shqipërinë për t’u transferuar te Le Mansh, që militon tashmë në Ligën e Tretë franceze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"