Te Vllaznia duan “kokën” e Teutës, Xhaferi e ka gati premion e radhës për skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 17:54

Te Vllaznia duan “kokën” e Teutës, Xhaferi e ka gati premion e radhës për skuadrën

Donatori Alban Xhaferi ka gjetur mënyrën e duhur për të nxitur skuadrën drejt suksesit.

Brdaric-Vllaznia

Pas dy premiove të akorduara në takimet me Skënderbeun dhe me Tiranën, mësohet se sponsori po përgatit një tjetër premio për “kokën” e Teutës.

Xhaferi ka akorduar 11 milionë lekë të vjetra dhe tani mbetet për t’u parë sesa do të jetë shifra për fitoren në Durrës. Shkodranët duken në rrugë të mbarë, gjë e cila ka bërë që edhe sponsori të shpërblejë ekipin pas çdo suksesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"