Te Vllaznia duan fitoren në “klasiken” ndaj Tiranës, zbulohet premio e Xhaferit për skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 22:31

Te Vllaznia duan fitoren në “klasiken” ndaj Tiranës, zbulohet premio e Xhaferit për skuadrën

Vllaznia pret Tiranën ditën e nesërme në “Loro Boriçi”, në “klasiken” e futbollit shqiptar. Shkodranët e kanë nisur shumë mirë kampionatin, duke grumbulluar pikët e plota në dy javët e para dhe do të kërkojnë përsëri fitoren nesër ndaj bardhebluve.

ALBAN XHAFERI

Për të motivuar akoma më shumë lojtarët për të tentuar me çdo kusht fitoren, sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka vendosur edhe një premio.

Ai ka vendosur 6 milionë lekë të vjetra për skuadrën, për fitoren ndaj Tiranës. Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë Xhaferi për “Panorama Sport”, duke i dhënë lojtarëve kështu një shtysë për të tentuar fitoren.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"