“Të vjen keq që me kundërshtarë të tillë nuk dimë të realizojmë dhe fitojmë”, Hafizi: Shqipëria mund të kapë vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 22:10

“Të vjen keq që me kundërshtarë të tillë nuk dimë të realizojmë dhe fitojmë”, Hafizi: Shqipëria mund të kapë vendin e parë

Astrit Hafizi mendon se për Shqipërinë nuk mjafton as performanca e mirë, pasi, sipas tij, skuadra nuk ka cilësinë e duhur në fazën sulmuese për të fituar ndaj kundërshtarëve si Lituania. Në analizën që bëri për “SuperSport” pas ndeshjes së djeshme, ish-trajneri i Kombëtares theksoi se i vetmi ngushëllim është fakti se kuqezinjtë janë në një grup që pavarësisht rezultateve të fundit, mund të pretendojnë sërish kreun.
hafizi

“Mendoj se ishim më mirë se në ndeshjen ndaj Kazakistanit. Ekipi luajti me më shumë dëshirë dhe shpirt gare në këtë takim. Krijuam disa mundësi të mira dhe në përgjithësi gjatë pjesës së parë kemi qenë më konkretë në drejtim të sulmit. Pastaj në pjesën e dytë, kuptohet që dëshira për të fituar dhe zëvendësimet që u bënë, ndonjëherë të çojnë në rrugë të gabuar. Pati topa të krosuar jo ashtu si duhet, përjashto rastet e Seferit dhe Trashit që ishin të pastra. Seferi punoi shumë në sulm, por i mungon cilësia për të shënuar. Të vjen keq që me kundërshtarë të tillë nuk dimë të realizojmë dhe fitojmë. Imagjino të kishim përballë skuadra më të forta, gjendja e ekipit nuk do të ishte si kjo që pamë me Lituaninë. Megjithatë, për fat të mirë, jemi në një grup të barabartë, që edhe ky barazim ndoshta vlen për të pretenduar sërish të dalim të parët. Tashmë duhet analizuar situata, pra si jemi me ndryshimet që kemi bërë dhe a mund të pretendojmë më tepër”, ka thënë Hafizi pas ndeshjes së djeshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"