Te vetëm kundra të gjithëve, Ultras Guerrils: Nuk na mallëngjen as Erion Braçe, as Ols Rama dhe as Gaz Demi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 11:38

Te vetëm kundra të gjithëve, Ultras Guerrils: Nuk na mallëngjen as Erion Braçe, as Ols Rama dhe as Gaz Demi

Ultras Guerrils nuk kanë qenë prezent në ndeshjet e fundit të Partizanit. Fakti që policia u kërkon mjete identifikimi bie ndesh me parimet e tyre.

Edhe në ndeshjen ndaj Kukësit ata ngelën përsëri jashtë, edhe pse u përfol për një marrëveshje midis tyre dhe policisë.

Guerrils

Ata kanë reaguar përmes një statusi në faqen e tyre për ngjarjet e fundit.

“Nuk na mallengjejne as statuset propagande te Erion Braces as tentativat per shkarkim pergjegjesish te Ols Rames e as heshtja shurdhuese e presidentit Gaz Demi, krejt indiferent ne kete situate.
Edhe njehere ne jemi te paidentifikueshem, te pakontrollueshem dhe te pa manipulueshem ! Ecim me parimet, mentalitetin dhe me idealet e grupimit tone, te cilat jane te panegociuesheme !

Jo identifikimit, sidomos jo identifikimit selektiv sic tentuat ta beni heren e fundit !

UG si askush, askush si UG !”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"