Të vërtetat e Mirabelit: Tani nuk do i merrja të dy vëllezërit Donaruma, për Bonuçin mendoja se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 14:49

Të vërtetat e Mirabelit: Tani nuk do i merrja të dy vëllezërit Donaruma, për Bonuçin mendoja se…

Pas disa muajsh larg botës së futbollit, Masimiliano Mirabeli është rikthyer në radarë. Disa prezenca në tribunë dhe dje, në studiot e emisionit “7Gold”, ka rrëfyer të vërtetën e tij mbi eksperiencën te Milani: “Lamtumira e Mister Li-së ishte e çuditshme, njëkohësisht i çuditshëm është fakti që Milani të blihet dhe shitet në kaq pak kohë. Dija pak rreth shoqërisë, kishin mangësi në komunikim, por pagesat kanë qenë gjithmonë të përpikta, përveçse e fundit…”.

mirabeli

NËSE KOHA DO KTHEHEJ PRAPA… – Diçka më shumë se një vit i kaluar te kuqezinjtë dhe disa pengje: “Aubamejang mund të na kishte dhënë një dorë. Andre Silva? Për mua është ende një lojtar me cilësi të mëdha, e në fakt po e tregon te Sevija dhe Portugalia. Sipas meje bën mirë të luajë për Milanin”. Zgjedhje me raste edhe të gabuara ato të Mirabelit, ku mbi të gjithë qëndron rasti “Donaruma”: “Gjetëm probleme të mëdha të trashëguara nga shoqëria e vjetër.

Edhe Kutrones po i skadonte kontrata, për shembull. Në fund i dhamë një pagë shumë të lartë Xhixhos, por nuk ishte një humbje e Milanit: arritëm të mos i paguanim komisionet si lojtarit po ashtu edhe menaxherit. I cili, siç e dini, nuk është një tip që e bën të lehtë negociatën. Sigurisht, nëse do mund të rikthehesha prapa, ndoshta nuk do i merrja të dy vëllezërit Donaruma”.

LARGIMI I BONUÇIT – Habi, ndërkaq, për lamtumirën e Bonuçit, goditja e tij e madhe: “Nëse duhet të them të vërtetën, mendoja do mbyllte karrierën te Milani, kishim punuar mbi këtë. Më pas, nuk e di çfarë ndodhi kur unë u largova. Me ne u soll si kampion, vinte gjithmonë i pari dhe dilte i fundit nga qendra stërvitore”.

IBRA, CR7, PAKETA… – Në fund, Mirabeli u vu përpara disa pyetjeve të shkurtra. Përgjigjet, po aq të shkurtra: “A do merrja Ibrahimoviçin te Milani? Jo. Milan apo Inter? Në Milano. A e kam menduar Kristiano Ronaldon? Është një pyetje, së cilës nuk mund t’i përgjigjem. Çfarë bëj tani? Shoh ndeshjet, mbahem i informuar. A e kam parë Paketën? Një pyetje tjetër… Në Itali apo jashtë? Italia mbetet gjithmonë Itali”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"