Të vendosur ta çojnë sezonin deri në fund, federata ballkanike cakton datën e rifillimit të aktiviteteve futbollistike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 20:46

Të vendosur ta çojnë sezonin deri në fund, federata ballkanike cakton datën e rifillimit të aktiviteteve futbollistike

Kroacia po shkon drejt rrugës së vazhdimit të aktiviteteve futbollistike.
NINTCHDBPICT000419739498
Teksa ende qeveria nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare për mbylljen përfundimtare të kampionateve apo të vazhdimit të tyre, Federata Kroate e Futbollit ka vendosur ta marrë situatën në dorë.

Sipas informacioneve të fundit, institucioni përfaqësues i futbollit kroat ka miratuar fillimin e Kupës së Kroacisë me ndeshjet gjysmëfinale në 30 maj, ndërsa kampionati do të rinisë në datën 6 qershor.

Megjithatë, përgjigjia përfundimtare mbetet të jepet nga qeveria e Kroacisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"