Të veçanta| Skënderbeu-Partizani/ Rama e Dita bëjnë “VAR në tunel, arbitrat humbin kartonin (E PLOTË)

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 23, 2020 | 0:05

FB Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Partizani Skenderbeu Të fundit

Të veçanta| Skënderbeu-Partizani/ Rama e Dita bëjnë “VAR në tunel, arbitrat humbin kartonin (E PLOTË)

-Skënderbeu në një ditë të ftohtë gjen tifozët në shkallët e stadiumit. Më shumë se 4000 tifozë kanë qenë të pranishëm në ndeshjen e parë të 2020-ës duke sfiduar edhe temperaturat që shkonin në disa gradë nën zero.

Skenderbeu - Partizani

– Takimi ka nisur menjëherë me polemika, pasi akordimi i 11-metërshit të parë në favor të të kuqve ka sjellë acarimin e të gjithë tifozëve. Të shumtë kanë qenë atë që kanë kontestuar gjatë duke lëshuar edhe fjalë ofenduese në drejtim të kryesorit, si dhe kanë hedhur disa stola në pistën e stadiumit.

– Penalltia e dytë e dhënë në favor të Partizanit solli irritimin e të gjithë kampit bardhekuq. Daja, Liçi dhe Bozhiqi kërkonin nga lojtarët të ishin të qetë, ndërsa Dita në kulmin e nervave u kthehet nga pankina: “Këta nuk janë në terezi, shiko çfarë bëjnë?!”

bandicam 2020-01-21 18-43-51-986

– Goli i Dejvi Bregut ishte perla e ditës për ndeshjen me Partizanin. Aq shumë sa ka çuditur edhe Gentian Liçin, i cili jashtë pankinës ka vënë dorën në kokë duke shprehur habi. “Çfarë e kishte këtë gol mo ej”, i është drejtuar Liçi pjesës tjetër të stafit.

rama dita me logo

– Olsi Rama ka dalë mjaft i pakënaqur nga kjo ndeshje e të tijve. Në fund të takimit ai është futur edhe në zonën e deklaratave për të ndjekur nga pranë gjithçka që fliste Sormani me mediat. Në fund të ndeshjes, drejtori i Partizanit është parë të “debatojë” me Bruno Ditën për penalltinë e dytë të dhënë nga Beqiri. Dita mohonte ta kishte prekur topin me dorë, ndërsa Rama diçka i tregonte përmes videos në telefonin e tij. E gjithë biseda mes të dyve është bërë në korridorin e stadiumit.

– Presidenti Ardjan Takaj ka hyrë në fund të ndeshjes në dhomat e zhveshjes së ekipit duke përgëzuar të tijtë për fitoren. Takaj nuk ka kursyer elozhet për të gjithë lojtarët dhe u ka kujtuar edhe një herë se forca e Skënderbeut është shumë e madhe, prandaj duhet vetëm përqendrim për të arritur shumë në këtë sezon.
arb

– Arbitrat kanë humbur jo vetëm ndeshjen në ditën e djeshme, por edhe kartonin e shënimit të rasteve të lojës. Pak nga i ftohti, pak edhe nga dalja e ndeshjes nga kontrolli, njërit prej anësorëve, ndoshta atij që ndodhej në afërsi të pankinës së Partizanit, i ka humbur kartoni i shënimit të minutave të golave dhe ndëshkimeve me kartonë. Pasi është gjetur nga gazetarët, i është dorëzuar sërish për të shmangur problemet që mund t’i ndodhnin.

– Në këtë takim nuk munguan edhe lazerat, me të cilët tifozët vendës hidhnin dritë në fytyrat e lojtarëve të kuq te goditjet standarde.

LLAZI SARO




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com