“Të vdekshin…”, Morata në vështirësi: Ia thonë familjarëve në stadium, kur ndodh tragjedia flasin mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2021 | 10:32

“Të vdekshin…”, Morata në vështirësi: Ia thonë familjarëve në stadium, kur ndodh tragjedia flasin mirë

Kritikat vazhdojnë të mos ndalen në drejtim të sulmuesit të Spanjës, Alvaro Morata. Madje ky i fundit duke folur për “Cope” është shprehur se ka marrë edhe kërcënime të tmerrshme, ku i kanë uruar vdekjen e fëmijëve.

morata

“Unë jam duke e bërë mirë punën time. Unë ndenja 9 ora pa gjumë pas ndeshjes me Poloninë. Kam marrë kërcënim edhe fyerje për familjen. Madje shkuan deri aty sa më thanë: ‘Shpresojmë të të vdesin fëmijët.’ Megjithatë jam mirë, mbase disa vite më parë isha shumë më keq. Ndoshta nuk e kam bërë punën si duhet.

E kuptoj që ka kritika sepse nuk shënoj, por njerëzit duhet ta vendosin veten në vendin tim, të arrijnë ta kuptojnë çfarë do të thotë të marrësh kërcënime, të të urojnë vdekjen e fëmijëve. Kur ndodh një tragjedi, ata pastaj do thonë që ishte njeri i mirë. Kur unë mbërrij në hotel, e lë larg telefonin, por gjëja që më shqetëson është se ata ia thonë këto gruas dhe fëmijëve të mi në stadium.”, tha Morata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"