Te Turbina janë të lumtur pas triumfit ndaj Pogradecit, flet Troisi: Kemi synime të mëdha këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2020 | 19:08

Te Turbina janë të lumtur pas triumfit ndaj Pogradecit, flet Troisi: Kemi synime të mëdha këtë sezon

Turbina triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Pogradecit ditën e djeshme, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme për vazhdimësinë.  Marcelo Troisi ka mbetur i kënaqur me pikët dhe lojën.

TROISI

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i Turbinës u shpreh: “Jam shumë i lumtur për këtë fitore. E dominuam kundërshtarin, duke treguar grintë për 90 minuta. Falënderoj djemtë për atë që dhanë në fushë, për lojën e bukur dhe golat e shënuar. E përfunduam me sukses këtë fazë të parë, por mund të kishim bërë edhe më mirë. Një mbyllje pozitive e vitit 2020. Kemi synime të mëdha këtë sezon, ndonëse faza e dytë do të jetë më e fortë”. Sakaq, Ardjan Abazaj ka qenë shumë i nervozuar dhe i mërzitur nga gjykimi në fund të ndeshjes. Trajneri i Pogradecit nuk ka pranuar të prononcohet për mediat.

MESFUSHORI– Kleo Fejzaj është i lumtur që shënoi, duke hapur serinë e golave për Turbinën. “Kam shënuar golin e parë për cërrikasit në këtë kampionat dhe jam shumë i gëzuar. Ky gol na çliroi shumë, pasi luajtëm lirshëm në vazhdim. Fitore bindëse dhe me gola që na gëzoi shumë në këtë fund të fazës së parë, si dhe këtë fund të 2020-ës”, tha mesfushori.

SULMUESI– Renato Spahiu ishte ai që i vendosi “vulën” kësaj fitoreje, duke shkuar në kuotën e 3 golave. Sulmuesi është i lumtur për golin, ndërsa për gazetën tha: “Kam shënuar përsëri dhe për këtë gjë jam shumë i kënaqur. Falënderoj të gjithë shokët dhe trajnerin Troisi. Ky ishte një triumf i bukur në këtë fundvit dhe goli qershia mbi tortë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"