Te Tomori e quajnë si humbje barazimin, mbrojtësi i Turbinës: Pikë morali në Berat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2020 | 22:11

Te Tomori e quajnë si humbje barazimin, mbrojtësi i Turbinës: Pikë morali në Berat

Barazimi me Turbinën është konsideruar si një humbje në Berat. Tomori ka humbur terren në renditje, ndonëse pretendimet i kanë të mëdha për këtë kampionat. Kapiteni shpreh keqardhjen për lënien e dy pikëve në shtëpi, ndërsa për “Panorama Sport” paralajmëron kthesën e menjëhershme.

Tomori“Jemi ndëshkuar pak minuta para fundit dhe kjo na ka mërzitur të gjithëve. Ishte padrejtësi e madhe, pasi në një rrëmujë në zonë na barazuan. Ishte gol a autogol, s’u mor vesh. Ne i përjetojmë bashkë të gjitha rezultatet, ato pozitive dhe negative. Na ndëshkoi fati. Doza e kritikës është shtuar, pavarësisht se mbetemi në lojë për dy vendet e para. Rikuperimi i pikëve të lëna është shumë i mundshëm. Besojmë shumë se, duke filluar nga ndeshja e radhës, do të kthehemi.

Kemi kohën e nevojshme për t’u përgatitur për Besën dhe gjetur fitoren e munguar. Këtë e presim ne të gjithë, por edhe sportdashësit tanë. Rëndësi ka që ndaj Turbinës kemi luajtur në nivelin e pritur dhe po të përjashtojmë momentin barazimit, që ishte aksidental e mund t’i ndodhë kujtdo. Jam shumë i sigurt që të gjithë do të flisnin për lojën tonë të bukur.

Vlerësim që e kemi marrë pas ndeshjes edhe nga trajneri. Përpara kemi sfidën me kavajasit në shtëpi, që do ta luajmë për maksimumin. Ne jemi Tomori dhe nuk mund të gabojmë dy herë radhazi në shtëpi”, ka përfunduar kapiteni i beratasve. Të enjten beratasit kanë pushuar, për t’iu rikthyer seancave stërvitore sot. Ata do të kenë pushim këtë javë, që ia mundëson kalendari dhe do ta shfrytëzojnë për përgatitjet anti-Besa.

Edi Spahiu

osmanllari

Turbina ka marrë një pikë me shumë vlerë në Berat, duke barazuar në fund Tomorin vendës. Anteo Osmanllari mendon se skuadra meritonte më shumë. Një nga lojtarët më të mirë për cërrikasit për “Panorama Sport” thotë: “Bëmë një takim të mirë. Pjesa e dytë ishte më rezultative se e para. Patëm disa raste të arta për shënim dhe na vjen keq, që nuk e fituam këtë transfertë. Vazhdojmë të kemi një ngërç në sulm, ku shpërdorojmë shumë. Për sa i përket golit të Tomorit, duhet të anulohej. Sulmuesi Canka shkaktoi faull ndaj portierit tonë Megjithatë, jemi të kënaqur me këtë barazim, i cili na rrit moralin përpara derbit. Me Elbasanin nuk do ta diskutojmë fitoren”, u shpreh mbrojtësi.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"