Te Tomori e harrojnë sezonin e ri, beratasit me pushime të tejzgjatura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2021 | 17:05

Te Tomori e harrojnë sezonin e ri, beratasit me pushime të tejzgjatura

Shtyrje pafund në Berat për sa i përket prezantimit të skuadrës dhe stafit teknik. Me të drejtë pas kësaj situate të krijuar, ka çuar më së shumti sportdashësit beratas drejt një pesimizmi.

tomori

Të gjithë mbështetësit e zjarrtë të Tomorit kanë kohë që presin pafundësisht të shikojnë sa më parë të zbresë në fushë skuadra e tyre e zemrës. Mësohet se kryebashkiaku Ervin Demo e ka shtyrë sërish vendimmarrjen e tij, ku si afat i fundit është lënë për këtë mesjavë dhe duke shënuar si kufirin zyrtar të pritjes ditën e shtunë.

Gjithnjë, sipas administratorit të klubit, Ismet Ajazi, pritet që gjërat të marrin formën e duhur brenda javës. Dhe pas kësaj shtyrje të fundit, ajo që ka konstatuar gazeta është se arsyeja e vërtetë ka lidhje vetëm me fillimin e punës pas datës 1 gusht. Pasi është vendosur që gjatë kësaj kohe dhe ditëve të fundit të këtij muaji, të fitohet kohë si për merkaton dhe akomodimin e skuadrës jashtë Beratit, ashtu edhe për të siguruar financat e nevojshme për kampionatin e ri.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"