Te Tirana presin rinovimin, Ze Maria merr ftesë nga Parma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2018 | 18:15

Te Tirana presin rinovimin, Ze Maria merr ftesë nga Parma

Rinovimi i teknikut brazilian Ze Maria me Tiranën është kthyer në një telenovelë. 44-vjeccari ka rënë dakord në parim me presidentin e klubit bardheblu, por ende nuk ka firmosur, për shkak të disa kërkesave të vogla të trajnerit që po e mbajnë pezull marrëveshjen e bashkëpunimit.

Ze-Maria-696x464
Gjithsesi ka ende kohë nga starti i kampionatit dhe pritet që trajneri brazilian të firmos në ditët e ardhshme. Ndërkohë, sot Ze Maria ka marrë një ftes nga ekipi i Parmës, i cili do të rikthehet të luaj sezonin e ardhshëm në Serinë A. Klubi italian do të zhvillojë një ndeshje me legjendat e ekipit, pjesë e së cilit ka qenë dhe Ze Maria. Ndeshja do të luhet në 23 qershor dhe Ze Maria do të jetë në fushën e lojës.

auto_Parma1527694955

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"