Te Tirana po mendojnë për trajnerin e ri, dalin në skenë kandidatët e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 9:07

Te Tirana po mendojnë për trajnerin e ri, dalin në skenë kandidatët e parë

Te Tirana po mendojnë për trajnerin e ri, madje kanë nisur me negociatat. Pa u shkarkuar apo dorëhequr Ardian Mema, po qarkullojnë kandidatët e parë për stolin e 24 herë kampionëve të vendit. Dhe nuk bëhet fjalë për emra të panjohur, pasi janë përfolur edhe në nisje të këtij sezoni.

halili mema

Julian Ahmataj dhe Bledar Devolli janë në këtë listë, e megjithatë duket se më i avantazhuar është i pari. I pari ishte planifikuar si trajner i ekipit U-17 në akademinë e bardhebluve, e megjithatë kurrë nuk u bë.

Diçka nuk shkoi si duhet rrugës dhe elbasanasi u tërhoq. Ndërsa, gjirokastriti aktualisht po drejton 19-vjeçarët e Tiranës, ndaj nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë kalimi tek ekipi i parë. Është lakuar edhe Mirel Josa, e megjithatë më i kredituar është Ahmataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"