Te Tirana marrin mësim nga rasti i Kobinës, Dede në hall për formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 13:32

Te Tirana marrin mësim nga rasti i Kobinës, Dede në hall për formacionin

Edhe dje Tirana ka punuar fort nën drejtimin e Nevil Dedes. Skuadra vazhdon të ketë një mal me mungesa, ndërsa tani është e qartë.

NEVIL DEDE

Formacioni do të jetë i cunguar. Janë disa lojtarë që projektohen titullarë me Deden që është në alarm për një skuadër kompetititve. Nga ana tjetër, Kobina është larguar nga Shqipëria. Ai ka firmosur me skuadrën e tij të re.

Gjithashtu, klubi ka plotësuar më në fund kontratat e punës për lojtarët afrikanë. Drejtuesit e ekipit po punojnë që të plotësojnë dosjen që për afrikanët të merret leja e qëndrimit në Shqipëri. Veprim parandalues që lojtarët afrikanë të mos e pësojnë si Uinful Kobina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"