“Te Tirana kanë marrë vendim që tre lojtarë nuk do luajnë”, Nevil Dede tregon prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 23:55

“Te Tirana kanë marrë vendim që tre lojtarë nuk do luajnë”, Nevil Dede tregon prapaskenat

Nevil Dede ka zbuluar se te Tirana ka një vendim kolegjial që tri lojtarë me emër si Tefik Osmani, Edon Hasani dhe Grent Halili, të jenë në stol dhe të pranojnë këtë duke mos bërë polemika.

nevil-dede

Gjatë emisionit “Gol pas Goli” në “Supersport”, trajner aktual i Kombëtares U-19 dhe ish-kapiteni i Tiranës për shumë vite, analizoi situatën te bardheblutë, ndërsa komentoi edhe lëvizjet e shpeshta të formacionit nga trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani.

“Te Tirana ka një vendim kolegjial që Halili nuk do të luajë! Osmani nuk do luajë dhe nuk do bëjë polemika. Gjithashtu Hasani nuk do luajë dhe nuk do bëjë polemika. E gjithë kjo në funksion të titullit! Por, unë mendoj se kjo nuk duhet të jete e prerë. Me Luftëtarin apo Besëlidhjen, Osmani, Halili, Hasani dhe ndonjë tjetër, mund të luajnë, sepse marrin frymë të tjerët që lodhen. Në këtë rast nuk bie dakord me Egbonë”, ka thënë fillimisht Dede, për të komentuar më pas situatën te të kuqtë.

“Te Partizani trajneri nuk ka qene i kthjellët. Ndryshon formacioni gjithnjë! Por tani kur shoh që luajnë vetëm të rinjtë, mendoj që trajneri ka marrë urdhra nga klubi për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm. Partizani ka drejtues të fortë dhe trajneri ka marrë urdhra. Kjo është evidente”, deklaroi Dede.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"