“Te Tirana janë të gjithë fantastikë, Seferi është gati”, zv/trajneri Uku: S’kemi presion, ja gjendja e Muçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 9:40

“Te Tirana janë të gjithë fantastikë, Seferi është gati”, zv/trajneri Uku: S’kemi presion, ja gjendja e Muçit

Zv.trajneri i Tiranës, Olsi Uku u prononcua para mediave për ndeshjen e nesërme kundër Kastriotit në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë Superiore. Tekniku Nevil Dede nuk u shfaq sot për arsye familjare.
138624831_2783044781951626_6217770216501946824_o
“Presion pas 5 barazimeve – Skuadra nuk është nën presion. Jemi paraqitur mirë, kemi zhvilluar ndeshej të mira. Unë mendoj se ekipi është në nivelin e duhur. Rezultatet do të vijnë shpejt. Besoj nga ndeshja e nesërme do jetë kthesa e rezultateve pozitive.

Çfarë duhet të bëjë Tirana ndryshe – S’besoj se duhet të bëjmë diçka ndryshe. I përgatisim ndeshjet për t’i fituar. Nuk do të kemi diçka ndryshe nesër. Thjesht, duhet ta respektojmë kundërshtarin. Shpresoj të paraqitemi mirë.

Ernest Muçi – Jo, ishte thjesht një shqetësim i vogël, nuk ka asnjë lloj problemi.

Paraqitje të mira pa rezultate – Paraqitjet e mira duhet të rezultohen me fitore. Besoj se jemi aty afër, jemi brenda objektivave.

Kale, Seferi – Mund të ndodhi kjo. Për ne nuk janë 4 fantastikë, janë të gjithë fantastikë. Nuk është se e kemi plan të veçantë.

Kastrioti – Kastrioti meriton respekt. Kanë gërshetuar mirë elementin e ri me eksperiencën. Kanë një periudhë tëe gjaë kohe që luajnë dhe janë agresivë në fushë. Janë ekip që të imponojnë respekt. Jo, rastësisht janë aty në renditje falë rezultateve pozitive që kanë arritur.

Egbo – Jo, nuk kam asnjë mendim. Është thjesht mendimi i ish-trajnerit.

Seferi mund të debutojë – Ai është stërvitur me ne që ditën e hënë. Besoj se është gati për të luajtur. Pastaj, do vendosim si staf nëse do të luajë apo jo.

Merkato – Nuk besoj se është kompetenca ime. Punojmë me ata futbollistë që kemi në dispozicion”, përfundoi zv.trajneri i Tiranës, Olsi Uku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"