Te Tirana janë me këmbë në tokë, Shehi: Jemi në disavantazh, duhet shumë punë për të përmbysur Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 18:07

Te Tirana janë me këmbë në tokë, Shehi: Jemi në disavantazh, duhet shumë punë për të përmbysur Dinamon

Tirana-Dinamo do të jetë supersfida që do të luhet ditën e nesërme për të mbyllur turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në prag të këtij takimit, në prononcimin për mediat trajneri Orges Shehi kërkoi përqendrim maksimal nga të skuadra e tij duke e vlerësuar dhe Dinamon e cila sipas trajnerit të bardhebluve vjen në avantazh në këtë sfidë.

shehi

‘’Unë jam i mendimit që janë dy kompeticone të ndryshme. Është ndeshje kthimi, në ndeshjen e parë bëmë 45 jo të mira, pastaj ndryshuam fytyrë. Nesër kemi një ndeshje për të përmbysur. Motivimi është i skuadrës, për të dhënë më të mundshëm dhe për të arritur kualifikimin.

Jemi në disavantazh, na duhet shumë punë për përmbysjen por do të hymë në fushë të përqëndruar për të fituar ndeshjen. Dhe me këtë mentalitet duhet të fitojmë ndeshjen dhe pastaj të mendojmë për të kaluar në shtesë për të përmbysur rezultatit.

Mungesat: Kemi pasur javë jo të plotë për shkak të Kombëtareve. Sot është bashkuar Ismajlgeci ka luajtur me Shpresat, Seferi ka luajtur me Kombëtaren. Kemi probleme me Xhixhën pasi nuk është në 100% dhe do të shohim më vonë gjendjen e tij, ndërsa Hoxhallari do të mungojë për shkak të kartonëve.

Objektivi: Duam të shkojmë sa më gjatë për të fituar trofeun, kjo do të jetë pikënisja jonë. Sezoni është i gjatë është i pavend për të folur për kampionat dhe duhet të përqendrohemi te Kupa

Fitore me Dinamon apo me Kukësin: Në futboll nuk ka zgjedhje, edhe shorti nuk zgjidhet, Në futboll duhet të përqendrohesh për ndeshjen radhës, nesër do të hedhim në fushë gjithë forcat tona, dot ë impeniohemi. Kemi kohë deri të hënën për Kukësin, për të menduar, rikuperuar e mbledhur forcat me lojtarët e dëmtuar.

Do të doja që skuadra ka përqendrim maksimal, është e rëndësishme vazhdimësia, me këtë moto duam të vazhdojmë. Vazhdimësia në futboll është shumë e rëndësishme’’, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"