Te Tirana duhet kthesa, Dede ndryshon sërish skemën. Ja si pritet formacioni ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 9:17

Te Tirana duhet kthesa, Dede ndryshon sërish skemën. Ja si pritet formacioni ndaj Bylisit

Nevil Dede vazhdon ndryshimet te Tirana. Këtë herë ka ndryshuar sërish skemën që do të vërë në zbatim në ndeshjen e sotme. Duke llogaritur të diponueshmit, Dede ka kthyer skuadrën me një 3-5-2 ashtu siç kishte menduar javë më parë Emanuel Egboja.Nevil Dede Tirana

Ndryshimi i vetëm janë emrat. Linja e mbrojtjes do të jetë me tre lojtarë, Vangjeli, Toli e Hoxhallari. Në mesfushë Halili, djathtas në qendër Vrapi është në balotazh me Torasën, ndërsa Batha e Najdovski i kanë vendet e sigurta. Majtas do të aktivizohet si mesfushor Ismajlgeci. Në sulm dyshja Sasraku-Muçi që kanë edhe peshën e golit në ekipin bardheblu. Mesa duket Dede kërkon një skuadër më sulmuese. Agustin Torasa do të ruhet pasi ende nuk është në maksimum.

Ai mund të jetë titullar vetëm në fundjavë. Tirana vazhdon të mos ketë katër titullarë në stërvitje. Bëhet fjalë për Elton Kalenë, i cili ka kryer një operacion në shpatull dhe tani ndodhet në Brazil. Lojtari është duke qëndruar me familjen. Kristian Toshevski ka probleme me shpinën dhe vetëm javën e ardhshme mund të jetë në stërvitje me ekipin e parë. Së fundmi, problem është edhe Jurgen Çelhaka.

Tirana festa

Edhe ky i fundit ka nisur të vrapojë, por stërvitje do të kryejë pas dy javësh. Isak Giamfi nuk po stërvitet, pasi ka probleme me qafën. Skuadra në këtë moment që flasim ka disa të dëmtuar dhe vetëm kthimi i të gjithë lojtarëve mund të qetësojë në një farë mënyre trajnerin Nevil Dede. Bardheblutë kanë 3 pikë në tri ndeshje, shumë pak nga çfarë prisnin tifozët e Tiranës nga skuadra kampione e Shqipërisë.

2FC47A4D-746F-4B90-9A0A-7643A86B85D9

PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"