Te Tirana bëhen gati për Laçin, bardheblutë stërvitje me ngarkesë dhe… shkelma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 16:09

Te Tirana bëhen gati për Laçin, bardheblutë stërvitje me ngarkesë dhe… shkelma

Tirana ka vazhduar përgatitjet për sfidën e fundjavës kundër Laçit. Bardheblutë edhe dje janë stërvitur me një seancë, ndërkohë që në fushë është parë një skuadër e ringjallur.

tirana stervitje

Në grup mungonin vetëm Dorian Kërçiku dhe Ernest Muçi, ky i fundit duke kryer vrapime rreth fushës. Torasa, Lika ishin kthyer në fushë, duke u stërvitur normalisht. Skuadra si fillim mori ngarkesë fizike dhe pas vrapimeve të zakonshme zhvilloi edhe një kampionat gjatë pjesës së fundit të përgatitjeve.

Mema këtë herë e kishte ndarë grupin në katër miniskuadra nga ku vetëm një ekip do të dilte fitues. Gjatë gjithë 30-minutëshit të djeshëm, kërciti shkelmi dhe në fushë u panë lojtarë që kërkonin medoemos të fitonin.

Pas peripecive dhe batutave të Osmanit, në fund ishte skuadra e Karabecit që arriti të fitonte minikampionatin. Bardheblutë, duke parë edhe kthimet në ekip, pritet të jenë të plotë në sfidën që do të luajnë në fundjavë kundër kurbinasve në “Selman Stërmasi”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"