“Të themi të drejtën jemi pesimistë”, Duro nuk kursehet pas barazimit të kombëtares: Apatikë, pjesa e parë ishte zero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 21:13

“Të themi të drejtën jemi pesimistë”, Duro nuk kursehet pas barazimit të kombëtares: Apatikë, pjesa e parë ishte zero

Shpëtim Duro e sheh pesimiste situatën e përfaqësues shqiptare pas ndeshjeve të fundit të saj. Trajneri, duke folur për “SuperSport”, analizoi kuqezinjtë dhe sipas tij ata kanë probleme shqetësuese tashmë sa i përket mënyrës se si kërkojnë të krijojnë lojën.

bandicam 2022-06-13 17-44-05-213

“Është e qartë që pritej diçka me tepër për arsye se kishim kundërshtar modest, kishte disa eksperimente, ishin normale. Por të them të drejtën jemi pesimistë për mënyrën se si u zhvillua ndeshja. Edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën, skuadër apatike, e paqartë në aspektin sulmues. Kërkoi ta zgjidhë me top nga thellësia, vetëm një rast erdhi me driblimin e Çekiçit në pjesën e parë ndërsa pjesa e parë ishte zero”, thekoi Duro në fjalët e tij pas barazimit 0-0 me Estoninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"