Te Tërbuni i kanë idetë e qarta, Kaloshi: Nuk dalim “thatë”, si finale me Butrintin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 23:37

Te Tërbuni i kanë idetë e qarta, Kaloshi: Nuk dalim “thatë”, si finale me Butrintin

Tërbuni kërkon pikë në Sarandë. E dinë që do të jetë e vështirë, por Ardian Kaloshi nuk e quan as të pamundur. Gjatë një deklarate për “Panorama Sport”, mesfushori thotë:

terbuni erzeni

“Unë jam pjesë e ekipit nga sezoni i kaluar. Në tetë javë kampionat, jam aktivizuar vetëm 98 minuta, që është shumë pak për mua. Megjithatë, do jem kurdoherë gati për Tërbunin. Ecuria? Ne duhet të tregoheshim më të vëmendshëm gjatë këtyre tetë javëve të luajtura të kampionatit. Deri tani kemi grumbulluar shumë pak pikë. Në ekip ka lojtarë cilësorë që edhe më parë kanë luajtur në të Parën e në Superiore, nuk na lejohen këto rezultate.

Tri barazime dhe një humbje në fushën tonë nuk na falen. Këtë javë do të ndeshemi në transfertë me Butrintin. Nuk duhet të dalim pa pikë nga fusha sarandjote. Le ta quajmë një finale dhe japim maksimumin, për të mos dalë duarbosh”.

DITMIR PEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"