“Të sqarohet sa më shpejt situata e Seferit”, Shehi tregon kërkesën për Tiranën: Dua lojtarë brenda kësaj jave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 18:14

“Të sqarohet sa më shpejt situata e Seferit”, Shehi tregon kërkesën për Tiranën: Dua lojtarë brenda kësaj jave

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, në prononcimin pas ndeshjes për “Panorama Sport”, theksoi se skuadrës së tij i duhen disa përforcime për të zëvendësuar lojtarët e larguar. Ai tregoi se ende nuk është qartësuar situata me golashënuesin Taulant Seferi, i cili me shumë mundësi do të largohet drejt një kampionati të huaj.

ORGES SHEHI

Si iu duk trajnerit Shehi gjendja e lojtarëve dhe cilët janë objektivat e këtij sezoni, duke qenë se keni një mungesë lojtarësh nga ekipi kampion i sezonit që lamë pas?
Jam i kënaqur për fitoren. Pas ndeshjeve në Europë, jemi fokusuar në aspektin fizik për sa i përket gjendjes së lojtarëve. Edhe në ndeshje u pa që kishim vetëm 50% të ekipit të vjetshëm ku mungonte: Totre, Seferi, Limaj, Toli, Ngo, Hoxhallari. Presim të na kthehet Limaj nga dëmtimi dhe situata e Seferit të jetë më e qartë e do të shikojmë të organizohemi në ndërtimin e skuadrës edhe për këtë sezon.

A është menduar për pjesën e merkatos për të zëvendësuar këta lojtarë që mund të themi se ishin ndër më të mirët që kemi pasur në kampionatin tonë vitet e fundit dhe sa e vështirë do të jetë?
Do të jetë pak e vështirë, pasi koha nuk premton, duke qenë se edhe 2 javë fillon kampionati, por shpresojmë që do të bëjmë më të mirën në zëvendësimin e tyre, pasi siç thashë dhe më parë, koha nuk na premton shumë.

Çfarë prisni nga këto ditë deri në fillim të sezonit të Superiores?
Pres që të sqarohet sa më shpejt situata e Seferit dhe të kompletojmë ekipin me futbollistë cilësorë, pasi nuk do të jetë aspak e lehtë. Në Shqipëri është e vështirë, pasi lojtarët cilësorë kanë firmosur tashmë me ekipet e tyre, megjithatë jam optimist që brenda javës do të marrim futbollistët që na duhen.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"