“Te Specia mendojmë se jemi si Barcelona”, Ardian Ismajli: Mirënjohës Panuçit, më pëlqente Bundesliga, por ja pse zgjodha Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 22:15

“Te Specia mendojmë se jemi si Barcelona”, Ardian Ismajli: Mirënjohës Panuçit, më pëlqente Bundesliga, por ja pse zgjodha Serinë A

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Specias Ardian Ismajli është një tjetër lojtar i kombëtares kuqezi që po shkëlqen këtë sezon. Së bashku me Berat Gjimshitin e Atalantës, ish-futbollisti i Hajduk Splitit konsiderohet ndër mbrojtësit me të ardhme premtuese në Serinë A. Pas fitores së bujshme kundër Milanit 2-0 në fundjavë, Ismjali rrëfeu për “Çittadellaspezia” se mund të kalonte në Itali më herët se vera e 2020-ës. Ai çmoi shumë dhe ish-trajnerin e Shqipërisë Kristian Panuçi, i cili i dha mundësinë të debutonte me Shqipërinë. Për profesionalizmin dhe përvojën e lartë, “muri” i Specias vlerësoi dhe teknikun aktual të Shqipërisë, Edi Reja.
Ismajli
Për sa i përket stilit të lojës së Specias, Ismajli u shpreh se shokëve të skuadrës u pëlqejnë të qarkullojnë vazhdimisht topin. Ai shtoi me batutë se Specia mendon se luan si Barcelona.

“ Zgjedhja e Serisë A – I kam ndjekur 5 kampionatet kryesore të Europës. E doja Bundesligën shumë, por si mbrojtës pëlqeja Serinë A. I thashë vetes sime: ‘Nëse mund t’ia dalësh këtu, mund të shkëlqesh kudo. Tani, dua të qëndroj te Specia.

Përballja me Milanin – Janë emocione të papërshkrueshme. Askush nuk e priste atë fitore me kuqezinjtë. Skuadra e vogla, sidomos ato që duan të mbijetojnë në kampionat, përqëndrohen te loja mbrojtëse. I vendosim kundërshtarët nën presion. Na pëlqen ta mbajmë topin. Mendojmë se jemi si Barcelona. Është diçka ekzaltuese kur shpërblehet gjithçka që ke punuar. Fitoret nda Romës dhe Napolit na japing siguri. Kur e di se luan mirë, por nuk fiton, nuk ndihesh mirë.

Dështimi i transferimit te Kievo në janar 2020 – Kam qenë dhe më parë pranë kalimit në Itali. Por, Hajduk Spliti nuk më lejoi, sepse ata donin që unë të rritesha profesionalisht. Drejtori Meluso më ka ndjekur për disa kohë. Ai donte të më merrte te Leçe në janar të 2020-ës. Por, Igor Tudori ishte ai që bllokoi transferimin tim. Ndihesha gati për të hedhur hapin e madh. Është e rëndësishme të punosh fort dhe me pasion, por duhet të gjesh dhe njerëzit e duhur për të besuar.

Debutimi me Panuçin dhe besimi i Reja – I falenderoj të dy (Panuçin dhe Rejan). Ata e dinë që jam lojtar punëtor, profesionist dhe që dua të provoj veten shumë. Mendoj vetëm të bëj punën time, nuk merrem me gjërat e tjera. Më kanë ndihmuar shumë të dy. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Panuçit sepse ishte ai që bërë të mundur debutimin tim te Shqipëria. Ai më dha shansin dhe e kupto se sa shumë i përkushtuar jam. Edi Reja ka një përvojë të madhe. Ka stërvitur klube me emër, si: Lacio, Atalanta dhe Napoli. Në muajt e fundit, Reja po na ndihmon shumë të rritemi në aspektin individual dhe kolektiv”, u shpreh Ardian Ismajli për “Cittadellaspezia”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"