Te Skënderbeu presin mbështetjen e tifozëve, por ja sa bileta janë shitur për ndeshjen me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 9:21

Te Skënderbeu presin mbështetjen e tifozëve, por ja sa bileta janë shitur për ndeshjen me Partizanin

Pavarësisht se klubi prej një jave ka bërë thirrje për afrimin e sa më shumë tifozëve në mbështetje të Skënderbeut, tifozët korçarë duket se nuk kanë reaguar sipas pritshmërive.Tifozet e Skenderbeut

Deri mbrëmë rezultojnë rreth 1500 bileta të shitura. Shkak për këtë është bërë edhe orari i vonë i ndeshjes, 17:00, në një kohë kur temperaturat shënojnë disa gradë nën zero.

Çmimet e biletave janë: tribuna Gold A&B – 1000 lekë; tribuna A, B – 400 lekë; tribuna C – 300 lekë, tribuna E (miqtë), D – 200 lekë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"