“Te Skënderbeu luanim ndryshe, nesër do shikoj Vllazninë”, Bregu: Jam gati të firmos për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 23:50

“Te Skënderbeu luanim ndryshe, nesër do shikoj Vllazninë”, Bregu: Jam gati të firmos për…

Dejvi Bregu është shprehur se është i lumtur për këtë fitore të Teutës ndaj Skënderbeut, duke thënë se nuk ishte një kundërshtar i lehtë. Për “Gol pas Goli”, Bregu ka thënë se ditën e nesërme do të ndjekë ndeshjen e Vllaznisë, duke shtuar më tej se është i gatshëm të firmosë që Lorenco Vila dhe Krasniqi të shënojnë më shumë se ai dhe Teuta të fitojë titullin.

bregu

“Kudo që kam qenë kam luajtur futboll. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë. Këto ndeshje të tillë edhe priten. Skënderbeu nuk ishte rival i lehtë, luajnë mirë futboll. Në pjesën e parë bëmë mirë, në pjesën e dytë ata rritën presionin, sepse iu duhen edhe pikë.

Kur kërkova hapësirën, doja të futja topin në zonë, pasi portieri e ka të vështirë në atë pozcion. Shpresoja të shënonte një nga shokët e skuadrës. Mbrojtja jonë është më e mira e kampionatit dhe shpresoj të vazhdojnë kështu deri në fund. Mendoj që po të luajmë si sot në pjesën e parë, mendoj që nga ndeshja në ndeshje mund të bëjmë më mirë.

Të them të drejtën, te Skënderbeu luanim lojë tjetër. Mendoj që duke qenë në një formë më të mirë seç kemi qenë, ekipet e tjera marrim masa, jo vetëm për mua, por edhe Krasniqin me Lorenco Vilën.

Nesër normalisht që do shikoj Vllazninë, por jo me ndonjë kuriozitet të madh. E rëndësishme ishte që të fitonim sot dhe ia dolëm.

Ndaj Tiranës të mërkurën do jetë një ndeshje e luftuar shpresoj të jetë një ndeshje e bukur për të gjithë që na ndjekin. Asist apo gol? Unë jam i gatshëm që të firmos që Lorenco Vila dhe Krasniqi të shënojnë më shumë gola se unë dhe Teuta të fitojë titullin.”, tha Bregu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"