E bujshme/ Tirana tenton miqësore me Juventusin për 100-vjetorin, zyrtari bardheblu zbulon prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:45

E bujshme/ Tirana tenton miqësore me Juventusin për 100-vjetorin, zyrtari bardheblu zbulon prapaskenat

Tirana është duke bërë një sezon shumë të mirë, teksa duket më afër se kurrë titullit kampion, që mungon prej disa vitesh në kampin bardheblu.

1534511395_zemariadhemarionikolli

Ky vit përkon edhe me 100 vjetorin e skuadrës, ku pritet të ketë gjëra shumë të veçanta. Këtë e ka konfirmuar zyrtari i Tiranës, Mario Nikolli, që ka treguar se është biseduar për një miqësore me Juventusin, por tani është vështirësuar gjithçka. “Kam jetuar në Laç dhe kam qenë pjesë e Laçit. Edhe te Skënderbeu kam kaluar shumë mirë dhe isha i lumtur, pasi ishte një ambient shumë i mirë.

Të gjithë e dinë se sa bukur ishte të ishe pjesë e Skënderbeut, ku çdo gjë ishte shumë e mirë. Unë kisha çdo kontakt me UEFA-n aty dhe kam mësuar shumë te bardhekuqtë. Jemi duke punuar për të bërë diçka shumë të bukur, me rastin e 100 vjetorit të klubit. Miqësore me Juventusin? Ka pasur kontakte, por nuk mund të them asgjë tani.

Gjithçka tani vështirësohet për shkak se ndeshjet do të luhen në verë dhe nuk dihet ende. Ka kontakte, por nuk mund të them më shumë.”, u shpreh Nikolli për “Fan Zone”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"