“Te Skëndërbeu hasa vështirësi”, flet Guindo: Ambicia ime te Bylisi është të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 23, 2020 | 14:55

Bylis FB Kampionati Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

“Te Skëndërbeu hasa vështirësi”, flet Guindo: Ambicia ime te Bylisi është të …

Sulmuesi i Bylisit, Saliou Guindo deklaron se ambicia e tij për këtë sezon është të shënojë sa më shumë gola, gjë e cila do të ndihmonte dhe skuadrën e tij që është ngjitur në Superiore këtë sezon.

guindo

23 vjeçari nga Mali ka folur dhe për eksperiencën me Skëndërbeun, duke treguar se atje ishte e vështirë për të qenë titullar sepse kishte dy të tjerë që ishin para tij.

guindoo

“Vendosa më pas të rrezikoj, duke nënshkruar në Shqipëri, me synim rinisjen e karrierës time. Kam qenë këtu prej dy vitesh. Shkova te Skënderbeu në fillim, por nuk ishte ashtu siç e prisja. Kishte shumë konkurrencë dhe unë nuk isha aspak i privilegjuar.

Pezullimi i kampionatit prej koronavirusit, më frenon mua nga ajo formë e mirë që kaloja. Gjithsesi kjo është një situatë e veçante, është një pandemi botërore dhe është mënyra e vetme për ta parandaluar përhapjen e saj.

Momentalisht ambicia ime është që të përpiqem të shënoj sa më shumë gola këtë sezon në kampionatin shqiptar. Pse të mos jem në podiumin e golashënuesve më të mirë? Ndihmoj gjithashtu edhe Bylisin,” deklaroi Guindo, i cili numëron 10 gola këtë sezon në Kategorinë Superiore.”, u shpreh Guindo.

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com