“Të shtrydhur” nga Konte, pesë zikaltër në duel me… Strakoshën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 11:11

“Të shtrydhur” nga Konte, pesë zikaltër në duel me… Strakoshën

Antonio Konte ka kohë që ankohet për një organikë të paktë, por kjo mangësi e ka detyruar të shtrydhë disa nga të besuarit e tij. Ky mbipërdorim është, ndoshta, shkaktar i rënies së zikaltërve në ndeshjet e fundit, të cilët ndjekin Juventusin me katër pikë distancë pas 4 barazimeve në 6 ndeshjet e fundit. 

KONTEEEE

Duke u hedhur një sy statistikave të lojtarëve më të përdorur nga trajneri Konte, rezulton se nga lojtarët që kanë luajtur 27 ndeshjet sezonale, pesë prej tyre i kanë kaluar 2000 minutat në fushë. Shqetësues është fakti se Lacio dhe Juventusi kanë nga një ndeshje më shumë, por kanë vetëm nga tre lojtarë që e kanë kaluar kuotën 2000 minuta.

handanovic

Rekord tek Interi mban Samir Handanoviç me 2430 minuta, teksa pas kapitenit vijnë Shkriniar (2340 minuta), Brozoviç (2292), Lukaku (2201) dhe De Vrij (2094). Do t’i mjaftojë një ndeshje e plotë Martinezit për t’iu bashkuar grupit “+2000” teksa në të njëjtat nivele është edhe Thomas Strakosha që me 2250 minuta në fushë, është një nga tre lojtarët e Lacios në kuotën e mbi 2000 minutave.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"