Të shokuar nga ndeshja me Devollin, Turbina me sytë nga Disiplina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2020 | 15:50

Të shokuar nga ndeshja me Devollin, Turbina me sytë nga Disiplina

Turbina i është rikthyer dje stërvitjes, duke nisur përgatitjet për takimin e radhës me Orikun. Të gjithë lojtarët janë ende të shokuar për atë çfarë ndodhi në fushën e Devollit, ku ata humbën 2-1.Devolli Turbina

Jo vetëm ata, por edhe drejtuesit e klubit presin më shumë interes vendimin që do të marrë Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së për atë ndeshje.

Pretendimet e cërrikasve janë për 3 pikët në tavolinë dhe ata po e ndjekin këtë çështje me avokatët e tyre. Klubi i Turbinës ka çuar në FSHF pamjet filmike të ndeshjes së fundit dhe ka besim se drejtësia do të vihet në vend.

Për takimin e radhës, objektivi i vetëm është trepikëshi, sepse në të kundërt qëndrimi në Kategorinë e Parë vështirësohet së tepërmi.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"