“Të shohësh një lopë në b*thë”, Ten Hag bën komentin epik pas barazimit ndaj Sevijas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2023 | 21:22

“Të shohësh një lopë në b*thë”, Ten Hag bën komentin epik pas barazimit ndaj Sevijas

Trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag, ka mbrojtur vendimin e tij për të zëvendësuar Bruno Fernandes dhe Antoni kundër Sevijas mbrëmjen e kaluar në sfidën që përfundoi në barazim 2-2.

Manchester United v Sevilla FC: Quarterfinal First Leg - UEFA Europa League

Ten Hag zbuloi se arbitri e paralajmëroi atë se të dy lojtarët, të cilët tashmë ishin me karton të verdhë, ishin shumë pranë marrjes së një kartoni tjetër. Madje tekniku i “Djajve” përdori dhe një shprehje karakteristike për t’iu kundërpërgjigjur kritikave.

TEN HAGGG

“Gjithçka po shkon siç duhet, 2-0 për ne dhe nuk doja të rrezikoja. Të shohësh një lopë në b*thë, është një shprehje që e përdorim andej nga jam unë. Është e thjeshtë, nëse ata do të përjashtoheshin me karton të kuq, do të thoshit pse rrezikove, pse nuk e hoqe”, deklaroi Ten Hag.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"