Te shkodranët Fangaj pritet titullar, bardheblutë me Xhixhën nga minuta e parë. Ja formacionet e mundshme në Vllaznia-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2021 | 11:59

Te shkodranët Fangaj pritet titullar, bardheblutë me Xhixhën nga minuta e parë. Ja formacionet e mundshme në Vllaznia-Tirana

Vllaznia ka mbyllur dje përgatitjet për takimin me Tiranën me një seancë ndryshe nga të tjerat, ku doli që Abdurrahman Fangaj mund të jetë titullar duke zëvendësuar Gurishtën.

VLLAZNIA TIRANA

Shkodranët e kanë vlerësuar klasiken me bardheblutë si një ndeshje ndërkombëtare, ku seancën e fundit e kryejnë në fushën e stadiumit ku luhet ndeshja zyrtare një ditë më pas.

Ndaj, seancën e fundit stafi teknik kishte zgjedhur që ta zhvillonte në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”.

Stafi teknik nuk do ta ketë të plotë grupin për këtë takim, pasi 4 mungesa janë të konfirmuara. Kapiteni Gurishta është i pezulluar për këtë sfidë, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Edhe mesfushori Mustedanagiç mungon, pasi doli me karton të kuq ndaj Kukësit.

Nga ajo që u pa në seancën e djeshme, braziliani Kaina është i pamundur sërish, pasi vijon fazën rikuperuese së bashku me mbrojtësin Bulatoviç, i cili ende nuk ka debutuar në Superiore.

Në kampin shkodran vërehet entuziazëm në prag të ndeshjes me kryesuesit e kampionatit dhe të gjithë kanë besim se mund t’ia dalin ta mundin atë.

Fangaj shikohet si zëvendësuesi i Gurishtës, ndërsa pritet edhe rikthimi i Krymit si titullar, pasi e ka kaluar gjendjen gripale.

Pas festës për dy ditëlindje, të Beshirajt dhe Totres, Tirana u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Vllazninë. Shehi punoi shumë për taktikën, ndërsa nuk luan është Najdovski.

Në vendin e tij Xhixha. Për sa i përket formacionit, Tirana duhet të vendosë se me kë do të luajë. Në mungesë të Najdovskit, ekipi rreshtohet me Bekajn në portë.

Mbrojtja do të jetë e përbërë me katër, ku Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari dhe Ismajlgeci rreshtohen në vijë të drejtë.

Në mesfushë, Totre, Limaj dhe Toli, ndërsa në sulm kthehet treshja Seferi, Ngo e Xhixha.

Kujdes duhet të ketë Ngoja, i cili ka tre kartonë dhe nëse merr një tjetër të verdhë, rrezikon sfidën me Dinamon në kampionat. Bardheblutë janë deri tani ekipi i pamposhtur i Superiores.

VLL

TIR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"