“Të shënosh kundër Besës nuk është e lehtë”, Brdariç: Lojtarët dhanë në fushë atë që u kam kërkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 19:51

“Të shënosh kundër Besës nuk është e lehtë”, Brdariç: Lojtarët dhanë në fushë atë që u kam kërkuar

Vllaznia mori një fitore të thellë 9-0 përballe Besës pasditen e sotme në miqësoren e zhvilluar në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’.

brdaric

Pas ndeshjes trajneri Brdariç u shpreh se ishte mjaft i lumtur me paraqitjen e skuadrës dhe lojtarët kishin bërë atë që trajneri u kishte kërkuar në fushë.

Sa e vlefshme ishte kjo miqësore?

Sa herë fitoj marr pyetje çfarë vlere kishte. Pamë disa qasje të mira në mënyrën se si duam të luajmë. Në pjesën e parë ishte shumë vapë në fushë. Në mënyrën fizike duhet të ndryshojmë mënyrën se si bëjmë presing dhe si luajmë topin në fushë. Sot ishte një rast për të krijuar mundësi shënimi.

Paraqitja

Të shënosh kaq shumë gola kundër Besës nuk është e lehtë, dhe çdo gol që shënuam sot ia vlejti. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e sulmuesve, këtu tregohen dhe frytet e punës tonë. Të marrim vetëbesim dhe maksimumin. Sot duhet të jemi mëse krenar për paraqitjen në fushë.

Skuadrat e kampionatit do të jenë më të forta

Luajtëm kundër një ekipi të Kategorisë së Parë, por luajtëm me dëshirë dhe përqendrim. E dimë se në çfarë kategorie duhet ta fusim ndeshjen sot. Ajo çfarë kërkoi unë është shumë, dhe sot e mora atë që kërkoja. Loja ishte mjaft e mirë.

Është një skuadër më e plotë?

Besoj se po. Mënyra si e kemi ndërtuar skuadrën është të përmirësohet, sepse do të jetë sezon i gjatë. Në ditët e fundit na janë dëmtuar disa lojtarët dhe është zhgënjyese, por duhet ta përballojmë dhe të merremi me këtë problem në mënyrë profesionale.

LEXO EDHE

VIDEO/ Spektakël kuqeblu, Vllaznia shkatërron Besën me 9 gola dhe i dërgon mesazh rivalëve

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"