Të rinjtë peqinas në gjurmët e baballarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2013 | 13:02

Të rinjtë peqinas në gjurmët e baballarëve

Shkumbini-Tomori 2-1Gjatë këtij sezoni futbollistik, karakteristikë kryesore për ekipin e Shkumbinit ka qenë pa dyshim aktivizimi i futbollistëve të rinj vendës, të cilët kanë dalë nga ekipet zinxhir të qytetit dhe njwherwsh janë fëmijët e futbollistwve të shquar të Peqinit . Mbiemra të tillë si Magani, Isaji, Branica apo Nexha, të cilët kanë bërë historinë e këtij klubi, pasi plot 19 sezone më parë ishin ata që e ngjitën skuadrën në Superiore. Ndërsa sot situata është disi ndryshe, pasi futbollistët e rinj, megjithëse vazhdojnë traditën e prindërve të tyre, nuk ia dolën dot që të sigurojnë mbijetesën. Gjithsesi, ata premtojnë se do të japin maksimumin, në mënyrë që Shkumbini të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit. Eksperienca që ata kanë fituar gjatë këtyre sezoneve, u jep atyre garanci se do të rikthehen. Sakaq, ekipi ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e fundit të kampionatit, asaj ndaj Luftëtarit. Sfidë ku do të aktivohen sërish të rinjtë.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"