Të rinjtë largojnë të vjetrit, tre lojtarë të Çelsit me “valixhe” në duar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 9:06

Të rinjtë largojnë të vjetrit, tre lojtarë të Çelsit me “valixhe” në duar

Ardhja e Frenk Lampard te Çelsi si fillim u prit me shumë skepticizëm, por shumë shpejtë trajneri ka fituar zemrat e tifozëve dhe të lojtarëve të rinj.

Giroud-picks-the-ball-after-scoring-the-first-goal

Siç raporton “Telegraph”, në janar do të largohen tre lojtarë nga londinezët. Bëhet fjalë për Zhirud, Pedro dhe Markos Alonso, të cilët po bëjnë valixhet gati dhe pritet të ikin nga “Blutë e Londrës”.

Pedro Celsi

Lampard u jep shumë rëndësi lojtarëve të rinj, të cilët e kanë nderuar atë, jo vetëm me paraqitjet e tyre, por edhe me rezultatet.

Çelsi është futur tashmë në një rrugë të drejtë, pas nisjes jo të mirë dhe tifozët janë të kënaqur nga trajneri dhe skuadra. Kështu që të vjetrit po e shohin veten si të tepërt dhe po ikin nga klubi londinez.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"